Telegrafi

Dërguti: Metodat tona janë paqësore, Thaçi është përçarës

Aida Dërguti, deputete e Vetëvendosjes, ka thënë se metodat e përdorura nga partitë opozitare nuk janë të dhunshme, ndërsa zgjedhjen e Hashim Thaçit president të vendit e ka cilësuar si jo të duhur – përçarës dhe polarizues – për të udhëhequr me vendin.

Në Zona B me Baton Haxhiun në Klan Kosova, ajo ka thënë se koalicioni qeverisës nuk u mor me përmbushjen e premtimeve zgjedhore, por me plotësimin e kërkesave të shtetit.

Ajo ka shtuar se opozita ka përdorur të gjitha mjetet paqësore për të pamundësuar punën e “Qeverisë jokushtetuese”, siç e ka quajtur kabinetin e kryeministrit Isa Mustafa.

Dërguti po ashtu ka thënë se Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur për të qenë lider i vendit, pasi është një prej liderëve më polarizues.