Anëtarja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka thënë se mënyra si janë lajmëruar mbrëmë për mbledhjen e sotme të Kryesisë ka qenë jo normale.
Ajo tha se nuk ka pasur nevojë që mbrëmë në ora 10:00 të lajmërohen për mbajtjen e Kryesisë për një seancë të rregullt.
“Më e keqja se kryetari i Kuvendit nuk vjen në mbledhje të Kryesisë, në anën tjetër thirret seanca në emër të tij”, tha ajo .
Ndryshe, pas kësaj mbledhje të Kryesisë u bë e ditur se do të mbahen dy seanca, njëra më 4 maj dhe tjetra, më 11 maj. /Telegrafi/