Site icon Telegrafi

Dërguti: E dhimbshme se si u procedua rasti i Deharit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,  Aida Dërguti në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se deputetët të cilët po kërkojnë tashmë seancën e jashtëzakonshme për rastin Dehari, janë duke ruajtur pozicionet e tyre politike.

Sipas Dërgutit, kjo është një lojë që po bëhet brenda Kryesisë së Kuvendit, pasi duan që të mbajnë qytetarët larg peticionit i cili ka dhe disa kërkesa të veçanta, njofton Klan Kosova.

”Fatmir Rexhepi nuk ka pasur asnjë përgjegjësi në rastin e 2007, por ai dha dorëheqje edhe pse ne nuk e kërkuam. Vdekja e Astritit është e dhunshme, kjo mbetet në përgjegjësinë e Ministrisë së Drejtësisë drejtpërdrejtë”, tha Dërguti.

”Në këtë rast viktima është Vetëvendosje, sepse Astriti ishte aktivist i Vetëvendosjes. Sepse ai ishte aktivist politik kur u arrestua. Këta janë fund e krye në mbrojtje të pozicioneve të tyre që janë në pushtet, prandaj e kanë shmangur këtë seancë që një muaj e gjysmë”.

Lidhur me kërkesën për zbardhjen e këtij rasti, Dërguti tha se ”Nuk ka të bëjë kjo asgjë me përfitimin e poenave politik. Si do që të jetë fundi i këtij rasti, jeta e Astritit është e pakthyeshme”.

”Është tejet e dhimbshme se si është proceduar i tërë rasti.  Rasti i Astrit Deharit nuk është trajtuar profesionalisht. Pasi ka ndodh vdekja është filluar të merrej me rastin. Ai u akuzua për terrorizëm dhe është dashur të merrej me rastin”.

”Po që se nuk i frikësoheshin të vërtetës, hetimi ndërkombëtar do duhej të ndodhte qysh në fillim. Këtë do të duhej ta marrin përgjegjësi për funksionim ata që merren me raste të tilla”, ka thënë Dërguti, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version