I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë ka bërë thirrje për një fund të shpejtë të sanksioneve perëndimore pas rrëzimit të Bashar al-Assadit nga pushteti.
Bëhet e ditur se qeveria siriane ka qenë nën sanksione të rrepta nga IS, BE dhe të tjerë për vite me radhë për të kufizuar burimet që i nevojiteshin Assadit për të kryer dhunë kundër civilëve.
Tani që regjimi është rrëzuar dhe vendi ka liderë të rinj, ka pasur thirrje për heqjen e sanksioneve, duke lejuar rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Ne shpresojmë të shohim një fund të shpejtë të sanksioneve”, tha Geir Pedersen gjatë një vizite në Damask.
“Duhet të fillojmë procesin politik që të përfshijë të gjithë sirianët”, shtoi ai.
“Ai proces padyshim duhet të drejtohet nga vetë sirianët”, përfundoi Pedersen.
Ndryshe, i dërguari i OKB-së gjithashtu bëri thirrje për “drejtësi dhe përgjegjësi për krimet” e kryera gjatë luftës dhe që komuniteti ndërkombëtar të rrisë ndihmën humanitare. /Telegrafi/