Site icon Telegrafi

I dërguari i Papa Françeskut mbërrin sot në Kosovë

I dërguari i posaçëm i Papa Françeskut për shugurimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, kardinali shqiptar, Ernest Simoni do të mbërrij sot në Kosovë.

Agjenda e Kardinalit për ditën e hënë do të jetë kjo:

Ora 10:00 – Arritja në Katedralen e Prizrenit “Zoja Ndihmëtare”.

Ora 12:00 – Konferencë për media në Rezidencën e Ipeshkvisë e Kosovës (pranë Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë).

Ora 12:30 – Dreka me të varfërit tek Menza e të varfërve, që gjendet te Kisha e Shën Ndout në Ulpianë

Exit mobile version