Site icon Telegrafi

I dërguari i OKB-së diskuton me ministrin e Jashtëm sirian armëpushimin e rrezikuar

I dërguari special nga OKB-ja, Staffan de Mistura ka thënë sot në një takim me ministrin e Jashtëm sirian, Valid al-Moallem, se ka nxitur Damaskun për të mbështetur armëpushimin e rrezikuar në Siri, dhe për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare, raporton Reuters.

“Ne kemi ngritur diskutim për rëndësinë e mbrojtjes, ruajtjes dhe mbështetjes së armëpushimit, i cili është, siç e dini, i brishtë por ende në fuqi”, ka thënë Mistura para gazetarëve në Damask.

Exit mobile version