Telegrafi

I dërguari i Mbretërisë së Bashkuar me video-mesazh: Mahnitëse të shohësh se sa shumë ka ndryshuar Kosova për të mirë

I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach gjatë të enjtes ishte për vizitë në Kosovë, ndërsa pas përfundimit të vizitës së tij ai ka publikuar një video me përshtypjet e tij se si ka ndryshuar Kosova që nga vizita e tij e parë në vitin 2000.

Peach thekson se Kosova gjithmonë ka qenë një vend i veçantë për të dhe se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë një partner i palëkundur për Kosovën.

Ai më tej thotë se ka ende shumë punë tu bërë, por Kosova duhet të jetë krenare për shumë gjëra.

Lexoni më poshtë deklaratën e tij:

Kosova ka qenë gjithmonë një vend i veçantë për mua që kur erdha për herë të parë këtu në vitin 2000.

Duke u kthyer në vitin 2022, është mahnitëse të shohësh se sa shumë ka ndryshuar Kosova për të mirë.

Roli im si i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar është të mbështesë punën për të promovuar stabilitetin dhe prosperitetin në këtë rajon.

Disa nga prioritet e mia përfshijnë forcimin e institucioneve demokratike, luftimin e krimit të organizuar, duke inkurajuar zgjidhjen e çështjeve si krimet e luftës dhe çështjen e personave të pagjetur.

Unë gjithashtu po punoj me ndihmën e partnerëve tanë në dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Këto janë prioritet për Kosovën, e gjithashtu edhe për Mbretërinë e Bashkuar.

Mezi pres të punojmë me ju në këto çështje.

Gjatë vizitës sime pata mundësinë të diskutojmë për të ardhmen e Kosovës dhe rolin që mund të luajë  Mbretëria e Bashkuar me njerëzit në Qeveri, opozitën e më gjerë.

Ende ka gjëra që duhet të bëhen, por përshtypjet e mia janë se ka shumë gjëra për të qenë krenar.

Në një kohë të shkurtër Kosova është shndërruar në një demokraci që funksionin mirë, drejt integrimeve euro-atlantike dhe është duke marr hapa të rëndësishëm të ndalojë korrupsionin dhe të fuqizojë sundimin e ligjit.

Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i palëkundur i Kosovës dhe zotohet për të ndaluar kërcënimet për stabilitetin dhe sigurinë në rajon

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe mezi pres të shihemi sërish në të ardhmen e afërt!. /Telegrafi/