Adresimi i parë i Donald Trumpit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara solli disa momente interesante në diplomacinë ndërkombëtare, pasi presidenti amerikan bëri vërejtje në drejtim të disa shteteve, kryesisht Korenë e Veriut dhe Iranin.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë i dërguari i Koresë së Veriut, Ja Song Nam, ai që u largua nga dhoma përpara se Trump të arrinte në podium dhe të bënte më shumë kërcënime kundër Phenianit.
Presidenti amerikan kërcënoi se “do të shkatërronte tërësisht Korenë e Veriut” dhe do të shkatërronte udhëheqësin e saj Kim Jong-un.
“Njeriu raketë është në një mision vetëvrasës për veten dhe regjimin e tij”, tha ai.
Trump shpiku pseudonimin “Njeriu raketë” gjatë fundjavës, duke shkaktuar një valë të reagimeve në mediat sociale.
Përdoruesit e mediave sociale gjithashtu vunë në dukje reagimin e kontingjentit të SHBA, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson dhe ambasadorin e SHBA në OKB Nikki Haley gjatë kësaj ngjarje.
Trump e dënoi qeverinë e Iranit si një “regjim të pamatur”. Kritika e tij e fortë duket se “injorua” nga ambasadori iranian, i cili ishte “i zhytur” në telefon gjatë bisedës. /Telegrafi/