Dikur ishte një qytet me 50 mijë banorë, kurse sot ky vend në Ukrainë është plotësisht i braktisur fal katastrofës që ndodhi në vitin 1986.
Ky vend në fakt është një “vend i çudive” për hulumtuesit dhe fotografët, por niveli i rrezatimit është aq i lartë sa që askush nuk guxon të shkelë në këtë vend, transmeton Telegrafi.
Këtë zonë e ruan policia, kurse fotografitë që do t’i shihni janë realizuar me ndihmën e një droni që sjell pamjet e këtij qyteti fantazmë.
Kur është ndërtuar dhe është bërë i banuar me punëtorët e Çernobilit, ky qytet kishte 15 shkolla të mesme, spital, 27 restorante, 35 fusha sportive, 25 shitore, 10 palestra dhe madje tri pishina.
Parku i lodrave është dashur të hapet më 1 maj të vitit 1986, por është hedhur në erë kur ndodhi shpërthimi në Çernobil më 26 prill.
Megjithatë ky park u hap më 27 prill për vetëm disa orë, në mënyrë që të mos krijohet paniku se qytetarët e këtij vendi janë të rrezikuar nga rrezatimi.
Për fat të mirmë, banorët ishin evakuuar me kohë, para se materiet toksike të prekin këtë pjesë të qytetit. /Telegrafi/