Site icon Telegrafi

Dërguan kufomën në postë për ta tërhequr pensionin e të ndjerit, alarmohet policia irlandeze – vihet në kërkim të dy personave

Një ngjarje bizare ka ndodhur të premten në qytezën Carlow të Irlandës që gjendet në jugperëndim të Dublinit, kur dy të rinj u futën në postë për të tërhequr pensionin e një personi tjetër.

Punonjësit i refuzuan duke u thënë se për një gjë të tillë duhet të jetë prezent personi që gëzon pensionin, ku më pas dyshja sollën kufomën e burrit në ndërtesën e postës, transmeton Telegrafi.

E pasi që personelit u janë dukur të dyshimtë, ata u arratisën nga vendi i ngjarjes duke lënë pas kufomën. Të ndjerin arritën ta identifikojnë menjëherë punonjësit – pasi e njihnin prej kohësh.

Në anën tjetër, policia irlandeze është duke hetuar rastin dhe rrethanat e vdekjes së burrit që u soll në postë. /Telegrafi/

Exit mobile version