Site icon Telegrafi

I dërgonte 16-vjeçarit fotografi nudo dhe mesazhe eksplicite, mësuesja amerikane fajëson nxënësit e tjerë (Foto)

Një ish-mësuese gjimnazi në New Jersey që i dërgoi fotografi nudo një studenti mund të dënohet me 1 vit burg. Michelina Aichele, 30 vjece, u arrestua në tetor pasi u raportuan komunikimet eksplicite mes saj dhe një nxënësi 16 vjecar.

Mesazhet u dërguan me celular, email apo rrjete sociale në periudhën shkurt-tetor 2018. Ajo e pranoi fajin në seancën gjyqësore në Gjykatën e Lartë të Somerset, por më parë thoshte që nxënësit i dërgonin njëri-tjetrit fotografitë e saj duke i marrë celularin fshehurazi.

Tashmë Michelina nuk mund të japë më kurrë mësim, do regjistrohet si pedofile dhe do jetë nën monitorimin e policisë për gjithë jetën. /oranews/

Exit mobile version