Site icon Telegrafi

I dërgon të dashurit foto nudo, por ai e kupton që po e tradhtonte falë një detaji (Foto, +18)

Gjatë një bisede telefonike një çift mundohej ta mbanin të “freskët” lidhjen duke i dërguar mesazhe dhe fotografi të nxehta njëri-tjetrit, por falë një detaji të vogël ai e kupton se e dashura po e tradhtonte me një tjetër.

Një burrë po i dërgonte mesazhe të dashurës së tij Jackie, e cila është dashur të shkojë vetëm në një udhëtim në Atlanta, transmeton Telegrafi.

Dhe kështu gjatë bisedës së tyre telefonike, ajo mundohet t’i arsyetohet partnerit se kinse sapo ka arritur në hotel dhe se planifikon të futet në tush.

Por pasi që ai insistonte t’i dërgonte diçka të “nxehtë”, Jackie vendosë ta befasojë me një fotografi nudo, duke harruar që para saj ishte një valixhe që nuk i përkiste asaj.

Dhe duket se ky detaj i vogël ia tërhoqi tej mase vëmendjen të dashurit të saj, i cili i kërkoi t’i dërgoi numrin e dhomës së hotelit në rast nevoje, me c’rast e pyeti nëse ishte vetëm në dhomë.

Pasi që kontrolloi numrin, zbuloi që dhoma ku rrinte e dashura e tij ishte rezervuar nga shefi i saj, me të cilin ajo ishte në një lidhje të fshehtë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version