Site icon Telegrafi

Dërgon letrën matanë ujit me rrobat fluturuese, ato kanë pesë motorë që prodhojnë njëmijë kuaj-fuqi

Shpikësi britanik për ta dërguar një letër matanë ujit, ka përdorur rrobat e tij fluturuese.

Këto rroba të krijuara nga Richard Browning janë të ngjashme me ato të Tony Stark në filmin amerikan “Iron Man”, me të cilat mund të fluturojë në distanca të caktuara, transmeton Telegrafi.

Ato përdorin pesë turbina me gaz që prodhojnë njëmijë kuaj-fuqi, që bëjnë që personi që i vesh të udhëtojë me shpejtësi prej 90 kilometra në orë.

E udhëtimi nga Solent është i parë që është realizuar më rroba të tilla. Personi që i veshi i përshkoi 1.3 kilometra nga kështjella Hurst në Lymington deri në Fort Albert në Freshwater.

Richard Browning më parë kishte demonstruar fuqinë e këtyre rrobave në më shumë se 20 vende të ndryshme të botës. /Telegrafi/

Exit mobile version