Një kod i gabuar dërguar në radiolidhje të policisë, ka nxitur panik dhe frikë në bordin e aeroplanit JetBlue që po udhëtonte bëhej gatim për fluturim për në Los Angeles, kinse është rrëmbyer duke detyruar dhjetëra policë të njësisë speciale t’i përgjigjen aksionit në aeroportin ndërkombëtar të New Yorkut, John F. Kennedy.
Dhjetëra vetura të policisë dhe zjarrfikësve kishin rrethuar aeroplanin, ndërsa pasagjerët e frikësuar kanë filmuar momentin kur brenda futen njësiti elitar i policisë amerikane SWAT, që i detyroi t’i ngritin duart lart, transmeton Telegrafi.
Siç raporton New York Post, piloti i aeroplanit JetBlue aksidentalisht i kishte dërguar kullës së kontrollit kodin, kinse aeroplani është rrëmbyer.
Raportohet se piloti u kishte thënë kontrollorëve se fluturakja ka probleme teknike me radiolidhje, dhe se gabimisht është dërguar kodi për rrëmbim.
Megjithatë, pasi u futën brenda e kuptuan se nuk ka kurrfarë rreziku, dhe për pak minuta liruan pistën për aterrime dhe ngritje për destinacione të ndryshme. /Telegrafi/