Site icon Telegrafi

Dërgojeni fytyrën tuaj në hapësirë

Agjencia amerikane e aeronautikës dhe administratës hapësinore (NASA) u ofron një mundësi që emrin dhe fytyrën tuaj ta dërgoni në hapësirë me njërën prej dy misioneve të fundit të programit Space Shuttle.

E tëra që ju nevojitet është një fotografi digjitale të cilën dëshironi ta dërgoni jashtë atmosferës së Tokës, ndërsa kufizimi i vetëm është se duhet të jeni më të vjetër se 13 vjeç.

Fotografitë në hapësirë tashmë janë pjesë e një tradite, duke pasur parasysh se fluturaket Voyager I, Cassini dhe fluturakja robotike LRO, e cila momentalisht gjendet në orbitën e Marsit, kanë marrë me vete një material paksa personal të njerëzve, siç janë porosi të nënshkruara për jashtëtokësorët ose edhe pllaka gramafoni me fjalët e para të nënës për fëmijën dhe xhirime të puthjeve.

NASA kështu u ofron mundësinë që t’i bashkoheni të gjithë atyre që deri më tash kanë dërguar një pjesë të vetes së tyre në hapësirë dhe kështu të bëheni pjesë e historisë.

Emrin tuaj dhe fotografitë mund t’i dërgoni në këtë adresë: http://faceinspace.nasa.gov/index.aspx /Telegrafi/
 

Exit mobile version