Një nënë e tre fëmijëve në Meksikë i kishte dërguar një mesazh të ëmës, ku i kishte shkruar se taksisti me të cilin po udhëtonte “po sillet çuditshëm dhe po i duket i dyshimtë”. E këta rreshta ia kishte dërguar pak minuta para se ta rrëmbente.
Ende nuk dihen të gjitha detajet e rrëmbimit të Karen Espindole, 27-vjeçe, zhdukja e të cilës është raportuar gjatë javës së kaluar si dhe lajmi që kishte bërë bujë kur ajo i është rikthyer familjes së saj, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë shihet se si policia e Mexico City e dërgon Karenin në shtëpi, vetëm 16 orë pasi ishte rrëmbyer.
Vëllai i saj Daniel Espindola ka falënderuar të gjithë në Facebook për përkrahjen që i kishin dhënë, duke shkruar se motra e tij tani është e sigurtë.
Në anën tjetër babai i saj MigelAnhel Espindola, ka deklaruar se bija e tij po kthehej në shtëpi pasi kishte pasur një intervistë pune, kur kishte vërejtur duke u sjellë në mënyrë të çuditshme.
Ajo i kishte dërguar menjëherë një mesazh të ëmës: “Nënë, ky burrë më duket shumë i dyshimtë”. Ndërkaq e ëma ia kishte kthyer menjëherë: “E dashur dil nga vetura dhe merr një taksi tjetër”.
Por pas atij momenti e bija e saj më nuk ia kishte kthyer mesazhet, edhe pse e ëma i kishte dërguar pesë tjetër duke i kërkuar që t’ia dërgojë lokacionin e saktë.
Familjarët e saj menjëherë kishin raportuar zhdukjen e saj në polici, që menjëherë u nisën për ta kërkuar. Atyre iu deshën 16 orë që ta gjejnë dhe ta kthejnë në shtëpi.
https://www.youtube.com/watch?v=BXbVip4f20U&feature=emb_title
Megjithatë, policia ende nuk ka dhënë detaje të këtij rrëmbimi, kështu që nuk dihet se ku ishte mbajtur Karen dhe gjithashtu nuk dihet se çfarë ka ndodhur me rrëmbyesin. /Telegrafi/