Një dush do të duhej ta relaksonte një njeri, por kështu nuk ndodhi edhe me një djalë të vogël të cilit për pak sa nuk ia mori jetën.
Megan Tilbury nga Perta, kishte dërguar të birin e saj katërvjeçar në banjo gjatë mbrëmjes për t’i bërë një dush, transmeton Telegrafi.
Dhe derisa po i bënte gati rrobat dhe peshqirin për t’ia tharë trupin, ajo mbeti e shokuar kur dëgjoi një britmë nga i biri i saj që ishte në banjo.
“Vrapova në banjo si e çmendur, dhe aty pash se ai ishte mbuluar më copëza të xhamit dhe i larë në gjak”, ka deklaruar nëna e tij për mediat.
Vogëlushi është dërguar me urgjencë në spital pasi kishte pësuar lëndime të rënda trupore, por për fat të mirë ishte jashtë rrezikut për jetë.
“Ai as që kishte prekur xhamin e kabinës. Ajo thjesht shpërtheu vet”, ka shtuar nëna, e cila gjithashtu pranoi se 18 muaj më parë e kishte rinovuar banjon.
.@Heather_WAtoday on Megan Tilbury's 4 year old son who was injured by an exploding shower screen https://t.co/5IcosiA84H @PerthLive6PR pic.twitter.com/Xuk0jc1kLy
— Oliver Peterson (@oliverpeterson) June 26, 2017
Por, është interesant fakti ishte mjeshtri i njëjtë që kishte rregulluar edhe më parë dush kabinën që gjithashtu kishte shpërthyer, para se të fillonte me renovimin e banjos.
Me të dëgjuar lidhur me rastin e kësaj nëne, shumë mjeshtër janë lajmëruar vullnetarisht që ta ndihmojnë atë, ku edhe zbuluan shkakun e vërtetë që kishte quar drejt lëndimit të djaloshit.
Ata kanë konstatuar se mjeshtri që kishte montuar dush kabinën nuk kishte vënë përforues mes xhamit dhe pllakave dhe kështu ka ardhur deri te shpërthimi. /Telegrafi/