Në raportin 24 orësh të policisë, është bërë e ditur se në QKMF në Shtime është sjellë pa shenja jete një femër e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmundjeve Kronike Psikiatrike në Shtime
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 03:15.
“Nga QKMF Shtime është raportuar se pa shenja jete është sjellë viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmundjeve Kronike Psikiatrike në Shtime.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/