Site icon Telegrafi

Dërgohet në mbajtje, shkeli urdhrin mbrojtës

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar të dyshuarën, pasi e njëjta kishte shkelur urdhrin mbrojtës dhe kishte sulmuar viktimën.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Besim Shala” në Prizren, të dielën në ora 15:45.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version