Site icon Telegrafi

Dërgohet ne Kuvend projektligji për EULEX-in

Qeveria e Kosovës u mblodh urgjent në orën 18:00, në ndërtesën e Qeverisë, për të diskutuar çështjen e vazhdimit të mandatit të Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë – EULEX.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, njëherësh ministër i Drejtësisë, propozoi miratimin e projektligjin për EULEX-it dhe dërgimin e tij për votim në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, procedimi bëhet sot.

Meqë nesër përfundon mandati i EULEX-it, ka gjasa që seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës të caktohet nesër. Kjo lë të kuptohet edhe nga deklarata e kryeministrit Isa Mustafa, i cili tha se procedimi duhet të bëhet para përfundimit të këtij mandati. /Telegrafi/

Exit mobile version