Site icon Telegrafi

Dërgohen në Rusi trupat e pajetë të katër turistëve, Ambasada: Mund të ketë një ekspertizë tjetër mjeko-ligjore

Ambasada e Rusisë në Shqipëri, ka njoftuar sot se trupat e pajetë të katër turistëve që humbën jetën një javë më parë në një hotel në Kavajë janë tërhequr nga morgu dhe janë dërguar drejt Rusisë.

Po ashtu selia diplomatike bën me dije se sipas legjislacionit rus, mund të bëhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

“Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt. Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Lexo po ashtu Detaje rreth vdekjes së katër shtetasve rusë në një hotel në Shqipëri

Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligj zbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë”, njoftohet nga ambasada.

4 turistët rusë u gjetën të asfiksuar brenda dhomës së saunës së një hoteli në Qerret. Viktimat janë Natalia Burenkova 58 vjeçe, Sergei Burenkov 60 vjeç, Nikita Belousov 37 vjeç, Ekaterina Burenkova 31 vjeçe. /tvklan.al/

Exit mobile version