Reagime të shumta kanë nisur pasi Qeveria e Kosovës ka bërë sot të ditur se është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e FES-it.
Lidhur me këtë ka reaguar drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerlad Knaus.
Knaus shkruan se me këtë Kosova përmbush kërkesat dhe premtimet e bëra që nga viti 2013.
“Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft Statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (në kuadër të obligimeve të parapara në nenet 7 dhe 10), të frymëzuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, i cili do t’i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të majit 2024”, citon Knaus letrën e Qeverisë së Kosovës.
Ai tutje shkruan se Kosova do të dorëzojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën kushtetuese para fundit të majit bazuar në propozimin shumë të mirë të FES-it, e që plotëson të gjitha kushtet e Bashkimit Evropian dhe premtimet e bëra që nga viti 2013.
“Kjo është përmbushje e një premtimi të bërë ndaj PACE”, shkruan Knaus.
Ai tutje thotë se presidentit serb kjo nuk do t’i pëlqejë.
“Vuçiqit nuk do t’i pëlqejë. Çështja është atëherë: a është për krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe?”, shkruan Knaus. /Telegrafi/
Breakthrough ????
“In this regard, the Government of Kosova is preparing a draft Statute on the Association of Serb Majority Municipalities (in the context of obligations envisaged in articles 7 and 10), inspired by the Friedrich Ebert Foundation, which will be submitted to the… pic.twitter.com/EOROLUsDSa
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) May 16, 2024