Site icon Telegrafi

Dërgesat online mund të bëhen edhe gjatë orës policore në Maqedoni

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka bërë të ditur, se dërgesat nga porositë online në objektet gastronomike mund të realizohen edhe gjatë orës policore.

Por, shtoi, se për këtë duhet të sigurohet leje përkatëse për lëvizje gjatë orës policore për punëtorët që do t’i realizojnë dërgesat.

“Edhe në gjendjen e jashtëzakonshme, ato objekte hotelierike që bëjnë shpërndarje mund të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe gjatë orës policore, nënkuptohet se me leje përkatëse për lëvizje. Gjithashtu, gjatë ditës ata mund të shesin ushqim dhe pije nga banaku/sporteli (take away ose to go) pa shërbyer në vetë ambientet. Kjo sigurisht do të mundësojë që shumica e tyre pjesërisht të vazhdojnë të punojnë”, njoftoi Bytyqi.

Paraprakisht, edhe nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë njoftuar se dërgesa online mund të realizohen edhe gjatë orës policore, por ndërmarrjet duhet të sigurojnë leje përkatëse dhe të njoftojnë Inspektoratin e Tregut për numrin e punëtorëve që do të punojnë gjatë natës./TV21/

Exit mobile version