Klientët që kanë porositur ‘Rivian R1T Launch Edition’ do të duhet të presin pak më shumë se sa është planifikuar.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pas disa vonesave të mëparshme – nga fundi i vitit 2020 deri në qershor të këtij viti, dhe pastaj përsëri në korrik – Rivian njoftoi se dërgesat e automjeteve të para do të vonohen më tej.
Shefi ekzekutiv i kompanisë RJ Scaringe, iu dërgoi një letër klientëve se kamionçina elektrike Rivian R1T tani pritet të dalë në shtator, derisa makina SUV elektrike Rivian R1S mund të dalë menjëherë në vjeshtë.
Ky nuk është ndoshta një lajm i mirë, por nga ana tjetër, dy muaj të tjerë nuk janë fundi i botës. Disa tani mund të pyesin nëse Rivian do të arrijë me të vërtetë të lansojë R1T para të tjerëve, përfshirë edhe para automjetit Tesla Cybertruck, për të qenë i pari në treg me një kamionçinë moderne, tërësisht elektrike. /Telegrafi/