Telegrafi

Dërgesat e iPhone 5 vonohen 2-3 javë!

Më herët, të gjitha porositë e bëra për iPhone 5 janë vonuar prej 3 deri në 4 javë, ndërsa tani numri i ditëve kur konsumatorët do ta kenë telefonin e tyre të preferuar në dorë do të jetë më e shkurtër, pasi që Apple do ta bëjë dërgesën e telefonit tek klientët brenda dy ose tri javëve.

Për shkak të kërkesës së madhe nga konsumatorët, Apple ka pasur vonesa në dërgimin e iPhone 5 prej fillimit, mirëpo pjesë e madhe e vonesave kanë qenë edhe probleme tjera që janë lidhur me prodhimin e telefonit.

Duke e cilësuar prodhimin e iPhone 5, si njërin ndër modelet më sfiduese, Foxconn, kompania e cila e krijon secilin model të iPhone për Apple ka thënë se tashmë proceset e prodhimit janë përmirësuar, dhe për këtë arsye, ne do të kemi më shumë iPhone 5 në treg. / Telegrafi /