Telegrafi

Dërgeast e Kindle Fire filluan një dit më herët

Gjithashtu është paralajmëruar se dërgesat e Kindle Touch dhe Kindle Touch 3G do të fillojnë qysh të martën, respektivisht gjashtë ditë më herët se që ishte paralajmëruar.

Sipas vlerësimeve të analistëve Amazon do të mund të shiste në mes 3 dhe 5 milion tablet të vet gjatë çerekut të fundit të këtij viti, dhe me këtë të bëhet konkurrent i vërtetë për iPadin e Apple. Përparësia kryesore e Kindle Fire është çmimi i ulët, respektivisht vetëm 199 dollarë, por edhe ai ka konkurrencë nga Nook Tablet i Barnes & Noble i cili me çmimin prej 249 dollarë ofron mundësi pak më të mëdha, e dërgesat gjithashtu do të duhej të fillonin gjatë kësaj jave. /Telegrafi/