Telegrafi

Derek Chisora kërcënon Jake Paulin se do ta zbulojë kontratën, nëse nuk ia paguan paratë Tommy Furyt

Derek Chisora ​​i ka thënë Jake Paulit që të respektojë bastin e tij të “gjithçka ose asgjë” me Tommy Furyn pavarësisht se kontrata nuk është nënshkruar.

Përpara ndeshjes Paul – Fury fundjavën e kaluar, në konferencën për shtyp para ndeshjes, ylli i mediave sociale sugjeroi një bast “gjithçka ose asgjë” me rivalin e tij britanik për fituesin e duelit mes tyre.

Fillimisht, babai i Furyt, John, ra dakord me bastin dhe më pas djali i tij takoi Paulin në mes të skenës për takimin e fundit para ringut.

Lexo po ashtu Jake Paulit iu bë pyetja më poshtëruese ndonjëherë nga gjyqtari i duelit me Tommy Furyn

Kjo ka bërë që veterani i peshave të rënda, Chisora, i cili ishte gjithashtu në skenë në konferencën për shtyp, tha se është detyra e Paulit që tani të paguajë borxhet e tij.

“Kur ishim në skenë në Saudi për këtë luftë, Tommy dhe Jake vendosën një bast”, deklaroi Chisora ​​në storien e tij në Instagram.

“Unë e mora kontratën, kështu që mendoj se Tommy duhet të marrë para nga Jake Paul ose përndryshe unë do ta zbuloj kontratën, e mora atë”.

Lexo po ashtu Milionat që i ftuan Tommy Fury dhe Jake Paul - por cili u pasurua më shumë

“Basti është bast, ata shtrënguan duart për të, nuk të duhet kontrata dhe nuk të duhet asgjë”.

“Nëse shtrëngoni duart, ju paguani njeriun me të cilin shtrëngoni duart, kështu që unë mendoj se Jake Paul duhet t’i dërgojë para Tommyt, kjo është e drejtë”, përfundoi Chisora. /Telegrafi/