Site icon Telegrafi

Derek Chisora duket se e ka peng t’ia bëjë një pyetje Hitlerit – arsyeja është e çuditshme

Derek Chisora ka bërë bujë të madhe me deklaratën e dhënë së fundmi.

Ylli britanik i boksit gjatë kësaj jave mori një fitore të rëndësishme, duke mposhtur Kubrat Pulevin.

Pas duelit, boksieri dha edhe disa deklarata. Një nga deklaratat ishte tejet kontroverse dhe lidhet me ish-liderin gjerman, Adolf Hitler.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dereck Chisora

Veterani i peshave të rënda në boks u pyet së kë do ta ftonte në një festë-dreke dhe përgjigja e tij ishte goxha e çuditshme, pasi përfshiu edhe Hitlerin.

“Jezus Krishtin, Lord Saviour që i bëri të gjithë burrat dhe gratë. Adolf Hitlerin, vetëm për ta pyetur atë pse bëri ato që i bëri”, ka thënë Chisora.

“Jul Cezarin, të mbretërisë romake. George III i cili ishte mbret kur Britania pushtoi disa nga Azia dhe Afrika”, ishte një pjesë tjetër e përgjigjes së boksierit.

Këto përgjigje të Derek Chisora po cilësohen si kontroverse dhe kanë bërë bujë të madhe tashmë nëpër rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version