Telegrafi

Derek Chauvin pranon fajësinë për shkeljen e të drejtave civile të George Floyd

Derek Chauvin, ish-oficeri i policisë në Minneapolis, i cili u dënua në muajin prill për vrasjen e George Floydt, u deklarua fajtor rreth akuzave federale për të drejtat civile në një ndryshim të seancës dëgjimore të pranimit të fajësisë të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të SHBA.

Chauvin gjithashtu pranoi fajësinë në një rast të veçantë në të cilin u akuzua për përdorimin e taktikave të ngjashme ndaj një 14-vjeçari nga Minneapolis në vitin 2017.

Si pjesë e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, prokurorët po kërkojnë që Chauvin të dënohet me 300 muaj burgim ose 25 vjet, për t’u vuajtur njëkohësisht me dënimin prej 22 vjet e gjysmë për akuzat e vrasjes.

Avokati i Chauvin nuk iu përgjigj një kërkese për koment të cnn.

Dalja e Chauvin në sallën e gjyqit erdhi gati 18 muaj pasi ish-oficeri mbajti gjurin e tij në qafën dhe shpinën e Floyd-it për 9 minuta e 26 sekonda, ndërsa 46-vjeçari me ngjyrë, i lidhur me pranga dhe i shtrirë në rrugë, nuk mund të merrte ajër, e cila dëshmohet edhe në videot e publikuara në rrjetet sociale. /Telegrafi/