Ish-oficeri amerikan i policisë, Derek Chauvin i dënuar për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd në Minneapolis në maj të vitit 2020, është dënuar me 22 vjet e gjashtë muaj burg.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, George Floyd, 48-vjeçar, vdiq pasi Chauvin ia vendosi gjurin në qafë për më shumë se nëntë minuta, jashtë një dyqani, ku ai kishte blerë cigare.
Vrasja e tij shkaktoi protesta globale kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë.
Chauvin, 45-vjeçar, u dënua për vrasje të shkallës së dytë dhe akuza të tjera, muajin e kaluar. Gjatë gjykimit të tij, avokati i tij e përshkroi vrasjen “si një gabim të bërë me mirëbesim”.
Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 30 vjet burg.
Chauvin dhe tre ish-oficerë të tjerë akuzohen veçmas për shkeljen e të drejtave civile të George Floyd. /Telegrafi/