Site icon Telegrafi

“Derdhi ujë” dhe e la një qytet pa ujë!

Seater është arrestuar pasi u vërtetua me kamerat e sigurisë, por pak vonë. Edhe pse është bërë pishman për veprën e tij, ujë më nuk ka, ndërsa disa mendojnë se ai nuk është fajtori i vetëm.

Udhëheqësi i departamentit të ujit, David Shaff, edhe vetë mendon se të gjithë e kanë shpallur idiot, pasi disa decilitra urinë nuk mund të paraqesin kurrfarë rreziku për qytetarët, me vendimin që mori për ta zbrazur rezervuarin dhe atë – për shkak të ndotjes.

Përveç se mbetën pa këtë sasi të pabesueshme uji, qytetarët do të paguajnë për këtë 32.700 dollarë.

Shaff mendon se do të kishte dalë budalla edhe sikur të kishte vendosur të kundërtën sepse ka edhe të tillë që nuk do të kishin pranuar ta pinin ujin e “ndotur”. Pas këtij incidenti të vogël, shumë qytetarë gjatë drekës do t’i ikin përdorimit të H2O. /Telegrafi/

 

Exit mobile version