Telegrafi

Derdhet qumështi në shenjë proteste

Dhjetëra litra qumësht lope, u derdhën të hënën në sheshin kryesor të Ferizajt, në shenjë pakënaqësie me çmimin e ulët të grumbullimit. Fermerë të ardhur nga anë të ndryshme të Kosovës, protestuan edhe një herë ndaj qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, që nuk po subvencionon prodhimin e qumështit. 

Fermerët protestues kanë hedhur parullat: “Durimit tonë i ka ardhur fundi”, “Ne jemi baza e shtetit”, “Duam subvencione” etj. Ata kanë paralajmëruar protesta të tjera në komuna të ndryshme të Kosovës.