Site icon Telegrafi

Derdhet nafta në Filipine, evakuohen banorët e një fshati – mbi 250 mijë litra derivate përfundojnë në ujë

Më shumë se 400 banorë të një fshati në Filipine janë evakuuar, pasi mbi 250 mijë litra derivate janë derdhur nga rezervuari duke përfunduar në det.

“Njolla e naftës ishte aq e madhe, sa që jemi detyruar t’i strehojmë banorët në dy shkolla, kemi pranuar kërkesën për evakuim”, ka deklaruar kryetari i Loilo, Jerry Tererns, transmeton Telegrafi.

Siç raporton AP, derdhja e derivateve ka filluar të premten, kur ndodhi një shpërthim në afërsi të rezervuarve.

Për fat të mirë në këtë incident nuk është lënduar askush. /Telegrafi/

Exit mobile version