Ka përfunduar java e 18-të në elitën e futbollit shqiptar me derbin e madh mes Skënderbeut dhe Partizanit.
Takimin e fitoi skuadra nga kryeqyteti shqiptar Partizani me rezultat minimal 1-2.
Në fakt vendasit e nisën më mirë ndeshjen, ka vetëm pas 10 minutash lojë.
Liridon Latifi asistoi bukur tek James Adeniyi i cili kaloi kampionët në fuqi në epërsi.
Mysafirët barazuan rezultat në 1-1, në minutën e 34-të kur Torasa asistoi tek Ekuban i cili shënoi pa problem për 1-1.
Në pjesën e dytë, mysafirët e nisën mirë takimin ku arritën ta shënojnë edhe golin e fitores.
Ishte përsëri sulmuesi afrikan, Ekuban që shënoi pas një ore lojë për fitoren e madhe të Partizanit.
Pas kësaj fitore Partizani mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 35 pikë një më pak se Kukësi në pozitën e parë, ndërkohë Skënderbeu ndodhet në pozitën e tretë me 32 pikë. /Telegrafi/