Dy skuadra mjaftë të mëdha në Zvicër, Grasshopper dhe Luzern janë përballur njëra me tjetrën të shtunën mbrëma.
Ndeshja e dy rivalëve të vjetër i cilësuar si derbi i futbollistëve shqiptarë në Zvicër nuk ka nxjerrë fitues pasi dy ekipet janë ndarë me nga një gol të shënuar dhe nga një pikë të fituar 1-1.
Në këtë përballje janë aktivizuar katër futbollistë shqiptarë, tre tek vendasit e Grasshopper dhe një te Luzern.
Talentet shqiptarë, Shani Tarashaj dhe Florian Kamberi kanë filluar nga minuta e parë ndeshjen dhe kanë qëndruar në fushë gjatë 90 minutave, ndërsa Mërgim Brahimi është aktivizuar në minutën e 70, përderisa Alban Pnishi ka qenë në bankë.
Ndërkohë tek Luzern titullar ishte Jahmir Hyka, ndërsa Hekuran Kryeziu nuk ishte i gatshëm për këtë takim pasi kishte një lëndim të vogël dhe do t’i rikthehet fushës nga java e ardhshme. /Telgrafi/

Ndeshje e bukur ndaj Luzernit por u ndalëm në barazim 1:1. #SHT30 󾰵⚪Spiel gegen den Fc Luzern, 1:1 Endresultat. #SHT30 󾰵⚪Game against Fc Luzern, 1:1 draw. #SHT30 󾰵⚪
Posted by Shani Tarashaj on 2016-04-10