Site icon Telegrafi

Derbi i Shqipërisë ndaj Partizanit dhe Skënderbeut, nis dhe përfundon me dhunë (Video)

Derbi i javës së nëntë të Superligës së Shqipërisë në mes të Partizanit dhe Skënderbeut ka degraduar në dhunë, pasi dy futbollistë u ndëshkuan me të kuq, teksa edhe tifozët vendas u konfrontuan me policinë, ku pati edhe të lënduar.

Tensioni i nisur gjatë javës me ngacmimet në media ka degraduar fillimisht me një ngjarje të turpshme të tifozerisë së Partizanit. Ata i kanë bërë pritë tifozerisë së Skënderbeut duke goditur autobusin dhe duke provuar dhunë.

Më pas ndeshja është zhvilluar normalisht me raste të kontestueshme herë pas here nga tifozëria. Dalja me kartonin e kuq e futbollistit të Partizanit, Kalari, në minutën e 60-të shtoi tensionin tek tifozëria kryeqytetase e cila shpërthen me një tjetër rast, në fund të ndeshjes.

Pas një kundërsulmi të Partizanit që ndërpritet nga Vangjeli që gjithashtu del me karton të kuq. Ndërprerja e lojës ka sjell momente dhune tek tifozëria e Partizanit.

Nga reagimi i policisë me forcë e me shkopa gome ka pasur disa tifozë të lënduar. Atyre i është dhënë ndihma e parë nga mjekët e Partizanit dhe të ambulancës që ishte e pranishme në ‘Elbasan Arena’.

Sa i përket rezultatit sportiv që fatkeqësisht doli i fundit në radhë për shkak të këtyre ngjarjeve, gjithçka përfundoi 0-0 dhe me pikën e marrë asgjë nuk ndryshon në klasifikimin e përgjithshëm që e kryeson Skënderbeu me 2 pikë më shumë se Partizani. / Top Channel/

Exit mobile version