Prishtina dhe Llapi do të përballen në xhiron e nëntë në kuadër të BKT Superligës së Kosovës.
Dy skuadrat rajonale takohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet me fillim nga ora 13:00.
Prishtina në këtë sfidë vije pas dy barazimeve radhazi, derisa Llapi pas fitores ndaj Dukagjinit.
Dy trajnerët, Zekirija Ramadani dhe Tahir Batatina kanë publikuar tanimë edhe formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
Prishtina:Nika, Krasniqi, Bekteshi, Atanda, Mici, Boshnjaku, Kryeziu, Hoti, Mankenda, Avdyli, John.
Llapi:Coric, Emini, Prençi, Ramadani, Maliqi, Krasniqi, Peposhi, Davalos, De Silva Neto, Alidema.