Site icon Telegrafi

Derbi rajonal në Therrandë, kampioni luan në udhëtim te KEK-u

Java e 12-të në elitën e futbollit kosovar do të fillojë ditën e premte (sot).

Në program janë tri ndeshje mjaft interesante në Ipko Superligën e Kosovës.

Padyshim që vëmendja më e madhe do të jetë në Therandë ku zhvillohet derbi rajonal mes Ballkanit dhe Lirisë nga Prizreni.

Të rikthyerit në Superligë kishin mposhtur në Prizren Lirinë dhe të njëjtën gjë do të tentojnë ta bëjnë përsëri.

Vendasit në ndeshjen e kaluar morën maksimumin e pikëve ndaj Flamurtarit dhe janë të motivuar për këtë derbi.

Në anën tjetër prizrenasit kanë pësuar dy disfata radhazi dhe janë në kërkim të pikëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita pas këndelljes do të luaj në udhëtim tek KEK-u.

Bardh e kaltërtit kishin triumfuar në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj ‘Elektricistëve’ me rezultat të thellë 5:0.

Drita në këtë takim vije pas tri fitoreve radhazi në kampionat.

Në anën tjetër KEK-u vazhdon me rezultate negative ku në 10 ndeshje ka marrë vetëm një pikë.

Interesant pritet të jetë edhe në Ferizaj, në duelin mes Feruzajt dhe Flamurtarit.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët pësuan humbje në ndeshjet e fundit dhe janë në kërkim të pikëve.

Me orar të ri, të gjitha ndeshjet në elitën e futbollit kosovar do të fillojnë nga ora 13:45. /Telegrafi/

KEK-u – Drita
Ballkani – Liria
Ferizaj – Flamurtari

Exit mobile version