Telegrafi

Derbi rajonal mes Llapit dhe Prishtinës zhvillohet në Podujevë, formacionet zyrtare

Llapi dhe Prishtina përballen në xhiron e katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Padyshim që sfida kryesore e kësaj dite do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë me dy rivalët rajonal Llapin dhe Prishtinën që janë përballë njëra tjetrës.

Vendasit kanë gjashtë pikë nga tre sfida, derisa mysafirët kanë një pikë më shumë.

Qëllimi i skuadrës së Tahir Batatinës është fitorja për t’i kaluar kryeqytetasit në renditje, në anën tjetër edhe Prishtina kërkon maksimumin e pikëve në Podujevë.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Krasniqi, Bekteshi, Jashari, Blakcori, Ramadani, Musolli, Namani, Selimi, Ahmeti, Hyseni.

Prishtina: Nika, Bytyqi, Useini, Sinani, Muja, Islami, Krasniqi, Hamiti, Kurtaj, Blesa, Kryeziu.

/Telegrafi/