Site icon Telegrafi

Derbi i qytetit të Prizrenit zhvillohet në Ligën e Parë, në Vushtrri përballen dy ish-kampionët e Kosovës

Xhiroja e tetë e Ligës së Parë do të kompletohet me shtatë ndeshjet që do të zhvillohen sot, tri në kuadër të Grupit A dhe katër në Grupin B.

Në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren do të zhvillohet derbi lokal ndërmjet Lirisë dhe A&N.

Skuadra tjetër me traditë, Vëllaznimi, është nikoqir i ekipit që e ka nisur pozitivisht edicionin e ri, Onixit.

Ndërkohë në stadiumin ‘Ferki Aliu’, takohen dy ish-kampionët e Kosovës, Vushtrria dhe Trepça.

Ndërkohë në Grupin B, Ferizaj është vendës i Ulpianës, ndërsa Flamurtari pret Kikën.

Dy ndeshjet tjera janë Dardana – Vitia dhe Vllaznia – 2 Korriku.

Të gjitha takimet fillojnë prej orës 13:30.

LIGA E PARË – SOT

GRUPI A

Liria – A&N

Vëllaznimi – Onix

Vushtrria – Trepça

GRUPI B

Ferizaj – Ulpiana

Flamurtari – Kika

Dardana – Vitia

Vllaznia – 2 Korriku. /Telegrafi/

Exit mobile version