Drenica e kontrolloi tërësisht pjesën e parë dhe pati shumë raste shënimi të cilat nuk arriti ti konkretizonte. Vlen të përmendet rasti i Hysen Tahirit në minutën e dhjetë, i cili nga një distance prej shtatë metrash nuk ia doli të shënonte.
Dy lojtarët më të mirë të Drenicës, Kushtrim Lushtaku dhe Berat Hyseni patën disa goditje në portë, por as këta nuk mundën ta mposhtin portierin e Prishtinës,
Në këtë pjesë për Prishtinën u dallua vetëm Qëndrim Sejdiu, i cili gjindej në çdo pjesë të fushës dhe ndali shumë sulme të kundërshtarëve.
Pjesa e dytë ishte pak më e baraspeshuar, por edhe në këtë pjesë, Drenica, pati më shumë raste shënimi. Në minutën e 65-të, Hyseni pati një mundësi të qind për qindtë, por goditi shumë plogësht dhe Mushica e priti lehtë.
Rasti më i mirë për Prishtinën, erdhi në minutën e 79-të, kur Malaj nga nëntë metra nuk arriti të shënonte ballë për ballë me portierin Beqiri.
Kah fundi i lojës lojtarët e Drenicës patën edhe disa mundësi shënimi por asesi nuk mundën ti konkretizonin dhe kështu përfundoi kjo ndeshje me rezultatin përfundimtar 0-0.
Prishtina më këtë barazim forcon kreun me 30 pikë të tubuara, ndërsa Drenica ka arritur barazimin e dhjetë këtë sezon dhe ka tubuar 13 pikë një më shumë se pozita e fundit në tabelë.
Ndeshja tjetër që u zhvillua në këtë xhiro ishte mes Hysit dhe Trepçës por edhe kjo ndeshje përfundoi baraz me rezultat 0-0./Telegrafi/