Chelsea dhe Manchester United kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare ku në fund rezultati ishte i barabartë 2-2.
Chelsea e nisën më mirë këtë sfidë, pasi qysh në minutën e 21-të kaluan në epërsi.
Ishte mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger që shënoi me kokë për 1-0, pas harkimit nga këndi të brazilianit Willian.
Chelsea vazhdoi dominimin në pjesën e parë dhe kërkuan edhe golin e dytë por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Me epërsinë prej një goli të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Për dallim nga pjesa e parë, të dytën më mirë e nisën Djajtë e Kuq ku shënuan edhe golin e barazimit.
Sulmuesi francez, Anthony Martial u gjend më së miri në zonë për të shënuar golin e barazimit 1-1.
Chelsea tentoi ta rikthente epërsinë në minutën e 66-të nëpërmjet David Luiz, por vendimtar u tregua De Gea.
Në minutën e 73-të erdhi edhe goli i dytë për Djajtë e Kuq me autor të njëjtë.
Marcus Rashford asistoi bukur, ndërsa Anthony Martial shënoi golin e dytë personal në këtë sfidë për t’i dhënë epërsinë e parë Djajve të Kuq.
Kur të gjithë në stadium po prisnin vërshëllimën e fundit të gjyqtarit dhe fitorja t’i takonte mysafirëve, kështu nuk mendoi Ross Barkley.
Mesfushori anglez arriti të realizonte në portën e Untiedit në minutën e 96-të nga afërsia për t’i siguruar një pikë të vlefshme skuadrës së tij.
Edhe pas këtij barazimi, Chelsea vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 21 pikë një më shumë se Manchester City dhe Liverpool por që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër barazimi e lë në pozitën e tetë Manchester Unitedin me 14 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=p0QTUyV2SDc