Dueli i rivalëve të vjetër mund të përcaktojë përfundimisht se Peja apo Bashkimi do ta sigurojnë vendin e tretë në renditjen përfundimtare para play-offit.
Pas fitores ndaj Sigal Prishtinës pejanët llogariten favoritë përballë prizrenasve, të cilët në këtë pjesë të kampionatit kanë shumë oscilime në formë dhe në rezultate.
Ndeshjet tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Kosovës dhe Futurës. Kjo përballje vlerësohet të jetë derbi i skuadrave të cilat kanë të vetmin imperativ mbetjen në shoqërinë elite.
Në takimet tjera priten fitore të lehta të favoritëve, Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Të gjitha ndeshjet zhvillohen nesër (e shtunë) Sigal Prishtina – Drita (16:00), Kolegji Universi – Trepça (17:00), Peja – Bashkimi (19:00) dhe Kosova – Futura (19:30). /Telegrafi/