Site icon Telegrafi

Derbi Partizani – Tirana, mesazhe emocionuese nga Fanatics dhe Guerrils për Kosovën

Është duke u zhvilluar derbi i 155-të i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës në “Air Albania”.

Dhimbja e madhe e shkaktuar nga rënia e tërmetit të 26 nëntorit dhe solidariteti i vëllezërve dardanë, nuk janë harruar nga tifozët e Partizanit dhe Tiranës.

Guerrils nxorën një pankartë në pjesën e parë, aty ku kishin shkruar: “Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen përgjithmonë“.

Fanatics kanë reaguar dhe kanë shpalosur një mesazh fantastik.

“Tërbimi i tokës gjakun na zgjoi. Lot për kë iku, mes nesh s’qëndroi. Por dhimbja e fortë na dha pakëz liri. Sërish e tregoi Kosovën-Shqipri“, shkruhej në pankartën e ultrasve bardheblu.

Në anën tjetër tifozët e Partizanit, pas një kohë shpalosën mesazhin e radhës dhe tema është e njëjta.

“Kufijtë janë në letër, por zemrat s’kanë kufi. Kosovë dhe Iliridë, bashkë jemi 1“, ishte pankarta tjetër emocionuese që është hapur në “Air Albania Stadium”.

Exit mobile version