Stadiumin “Riza Lushta” ishte mbushur plot me tifozë të Torcidës që gjatë gjithë ndeshjes nuk u ndalën së brohorituri për ekipin e tyre të zemrës.
Ndeshja në përgjithësi ishte shumë dinamikë, me plot ndërprerje dhe me tetë kartonë të verdhë.
Në minutën e (13’) në zonë u falua Florim Berbatovci dhe kështu gjyqtari kryesor i ndeshjes, Artan Hoxha, akordoi penallti për Prishtinën, të cilën e konkretizoi kapiteni Azem Ahmeti.
Shifrat i barazoi lojtari më i mirë i kësaj ndeshje, kapiteni i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi (51’) me një eurogol nga gjuajtja e lirë prej një distance 20 metra. Është interesante se në mënyrë identike ky lojtar kishte shënuar edhe në Prishtinë.
Ndeshja më tej vazhdoi me shumë ndërprerje, dhe me një agresivitet të të dy palëve që po mundoheshin ta fitonin ndeshjen, të dy ekipet patën edhe disa raste shënimi, por nuk i konkretizuan dhe kështu përfundoi kjo ndeshje me rezultat 1-1.
Rezultatet e ndeshjeve të tjera të xhiros së 17-të:
Besa – Llamkos Kosova 5-0
Drita – Vëllaznimi 3-1
Hysi – Ferronikeli 1-0
/Telegrafi/