Telegrafi

Derbi pa fitues, Tirana mbetet shtatë pikë pas Partizanit

Nuk ka fitues në derbin numër 172 mes Tiranës dhe Partizanit, që ndajnë pikët pas barazimi 1-1.

Ky barazim ruan në shtatë pikë diferencën mes skuadrave, me të kuqtë në vendin e dytë.

Ndeshjen e zhbllokoi Florent Hasani, me një goditje spektakolare brenda zonës në minutën e 28-të, gol që konfirmoi në njëfarë mënyrë dominimin e bardhebluve në pjesën e parë.

Liridon Latifi kishte rast shumë të mirë në minutën 48-të, por nuk gjeti rrjetën me portën thuajse të boshatisur.

Po ashtu kishte edhe përplasje në fushë mes Dokës dhe Rrapajt pas një ndërhyrje të ashpër të mesfushorit të Partizanit. Gjyqtari u tregoi të dyve kartonin e verdhë.

10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Albers Keko, i sapofutur në lojë, barazoi rezultatin.

Pas këtij barazimi, në vendin e parë mbeti Egnatia me 33 pikë, i dyti Partizani me 29 pikë, Tirana e treta me 22 pikë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore