Ndeshja kryesore e javës së 21-të në elitën e futbollit kosovar, mes Llapi dhe Hajvalia ka përfunduar në barazim 1-1.
Në një ndeshje të hapur e cila kishte mbledhur shumë shikues në Merdare, Llapi dhe Hajvalia nuk kanë arritur t’i marrin pikët e plota duke i ndarë ato nga një sosh.
Getoar Dragusha shënoi në minutën e 79-të për Llapin për të sjellë një gëzim të madh në shkallët e stadiumit.
Por vetëm disa minuta më vonë, Hajvalia arriti ta barazoi rezultati në 1-1, kur Shkëlqim Pacolli shënoi me kokë për të barazuar rezultatin.
Pas këtij barazimi, Llapi ka grumbulluar 35 pikë dhe ndodhet në pozitën e pestë, ndërsa Hajvalia ka 38 pikë sa Feronikeli në pozitën e parë.
Ndërkohë në Prizren ka shënuar fitore minimale Liria përballë Dritës së Gjilanit me rezultat 1-0.
Ishte mesfushori Blendi Mema që shënoi golin e vetëm në këtë takim për vendasit në minutën e 82-të.
Me këto tri pikë të arkëtuara është ngjitur në pozitën e shtatë me 28 pikë të tubuara, ndërsa Drita mbetet në pozitën e nëntë me 24 sosh. /Telegrafi/
Llapi – Hajvalia 1-1
Liria – Drita 1-0