Java e 13-të në elitën e futbollit kosovar do të vazhdojë ditën e sotme me katër sfida të tjera.
Ndeshja më interesante padyshim që pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e skuadrës së Lirisë e cila ka startuar mirë në këtë kampionat.
Të dyja skuadrat në këtë sfidë vinë pas barazimeve me rezultat identik 2-2, ku 89-shi mori një pikë në udhëtim te Flamurtari ndërsa Liria luajti baras në shtëpi me Vëllaznimin.
Llapi e ka humbur pozitën e liderit nga Prishtina e cila triumfoi ndaj Flamurtarit 3-1, por skuadra llapjane mund ta rikthejë atë menjëherë sot.
Djelmoshat e Tahir Batatinës do të jenë nikoqir të skuadrës së fundit në tabelë, Vllaznisë së Pozhoranit.
Ndërkohë Drita e Gjilanit do të kërkojë të rikthehet te fitorja në takim me Besën e Pejës që do të zhvillohet në Gjilan.
Gjakova do të jetë nikoqire e ndeshjes së dy skuadrave me ngjyra kuq e zi.
Vëllaznimi që po kalon nëpër një moment të mirë do të mirëpres Drenicën e cila nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/