Është ndërprerë derbi i madh lokal i Tiranës.
Derbi më i madh në Shqipëri, ai në mes të Tiranës dhe Partizanit është ndërprerë përkohësisht.
E gjithë kjo ndërprerje erdhi pas ndaljes së energjisë elektrike brenda stadiumit të skuadrës së Tiranës, Selman Stërmasi, shkruan Telegrafi.
Energjia elektrike u ndërpre sa ishte duke u zhvilluar ndeshja në pjesën e dytë apo më saktë rreth minutën e 63-të, ndërsa ende nuk dihen arsyet e plota të kësaj ndërprerje, por flitet për një prishje të kabllos që sjellë energjinë në stadium.
Ndryshe, rezultati ishte i barabartë 0-0 kur ndodhi kjo gjë e çuditshme për futbollin evropian, por jo edhe për atë shqiptar. /Telegrafi/