Telegrafi

Derbi në Ligën Premier: Manchester United – Arsenal, formacionet zyrtare

Manchester United dhe Arsenali i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që luhet në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 17:30, do të luhet në stadiumin Old Trafford, me dy skuadrat që kërkojnë pikë të plota.

Për këtë takim, United do të jetë pa lojtarët si, Eric Bailly, Jesse Lingard dhe Alex Telles që janë të lënduar, derisa Anthony Martial është i përjashtuar me karton të kuq.

Në anën tjetër, The Gunners sot ë jenë pa, Callum Chambers, Pablo Mari dhe Martinelli, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Unitedit: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelöf, Maguire, Shaw; McTominay, Fred, Pogba; Greenwood, B.Fernandes, Rashford.

Formacioni startues i Arsenalit: Leno; Holding, Gabriel, Tierney; Bellerín, Elneny, Partey, Saka; Willian Aubameyang, Lacazette. /Telegrafi/